Ish-kryeministri Sali Berisha është rikthyer të flasë sërish për vendimin e Lulzim Bashës një ditë më parë.
Ai deklaroi në emisionin ‘Zonë e Lirë’ se kjo ëhstë pjesë e marrëveshjes Rama-Basha. Sipas tij rama dhe Basha janë bashkë, por rilindjes i duhet një opozitë fasadë.
Gjithashtu Berisha deklaroi se përfitimet e Bashës në këtë marrëveshje janë të nëndheshme, prandaj duhen bërë investigime.
‘Dyshime kam patur. Ramës i duhet fasada. Luli bashkërendoi forcat me edi ramës kundër Sali berishës. Përfitimet janë të nëndheshme, mund të bëni ndonjë investigim. Unë do bëj çdo gjë që anëtarët e PD të thonë fjalën e tyre’, deklaroi Berisha.