A ka gisht Edi Rama në zhdu kjen pa gjurmë të Vis Martinajt? Klodiana Lala zb ulon bisedën me xhaxhain: Ka vetëm një përgjegjës

0

Klodiana Lala ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për zhdukjen e Ervis Martinajt dhe ngjarjet e rënda kriminale që lidhen me zhdukjen e tij.Lala rrëfeu edhe pjesë nga biseda me Faik Martinajn, xhaxhain e Ervis Martinajt, i cili i ka thënë se fajëson kryeministrin Rama për atë që i ka ndodhur nipit të tij.
“Në momentin që ndodhi masakra te mbikalimi i Fushë Krujës, kemi patur eksponentë të njohur të politikës shqiptare që kanë vajtur në familjen Martinaj. Janë të filmuar me kamera sigurie, ka qenë një ceremoni mortore e vëzhguar më shumë se asnjë tjetër, pavarësisht se nuk kam video, kam informacion të detajuar.
Po ashtu, ka edhe një moment të rëndësishëm. Kam biseduar shumë gjatë me Faik Martinaj, me xhaxhain e Ervis Martinajt. Kam patur një debat pas ngjarjes, ai kishte humbur nipin, Ervisi ishte nipi i dytë. Por, gishtin e akuzës e ngrinte ndaj kryeministrit të vendit. Ai tha që nipin e kërkoj vetëm te kryeministri dhe kryeministri është përgjegjës për zhdukjen e tij.

Martinaj, po të shohësh, bëri marrëveshje me Vangjush Dakon. E dini kush është grupi kriminal që është hetuar dhe po hetohet, për rastin e Martinajt? Janë Avdylajt e Shijakut, të cilët në dosjen 339 dilnin në përgjime me Vangjush Dakon për shitblerjen e votës.Martinaj në thelb, kishte miq dhe armiq në politikë por kishte futur tentakulat gjithandej”, deklaroi ndër të tjera Lala.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu