A janë nën hetim zyrtarë shqiptarë? Departamenti i Drejtësisë pyetet nga Euronews

0

Euronews Albania ka kontaktuar Departamentin Amerikan të Drejtësisë në lidhje implikimin ose jo të zyrtarëve apo ish-zyrtarëve shqiptarë në çështjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, i arrestuar dy ditë më parë.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka refuzuar të jap të dhëna në këtë moment të hetimit.

Pyetjet e Euronews Albania drejtuar Departamentit të Drejtësisë:

Në aktakuzë përmenden emrat e disa zyrtarëve apo ish-zyrtarëve shqiptarë si të implikuar në aktivitetet e paligjshme të ish-agjentit të FBI-së dhe jam i interesuar të di nëse:

1-A ka një hetim për shtetas, zyrtarë dhe ish-zyrtarë shqiptarë me veprimtari të paligjshme të zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal?

2-A ka zyrtarë të çështjeve shqiptare që po hetohen në lidhje me akuzat që i janë bërë Charles McGonigal?

3-A do të thirren si dëshmitarë emrat e përmendur në aktakuzën e shtetasve shqiptarë?

Në përgjigjen e dhënë nga Patty Hartman, Specialiste për Çështjet Publike në zyrën e Prokurorit ku është ngritur aktpadia ndaj McGonigal, thuhet se kërkesa është përcjellur, por në lidhje me të për momentin nuk mund të jepet asnjë informacion shtesë.

Kërkesa juaj m’u përcoll mua pasi është kjo Zyra e Prokurorit të SHBA që ka ngritur aktakuzën. Për momentin nuk jepet asnjë informacion shtesë. Faleminderit! Patty Hartman Specialist për Çështjet Publike”, thuhet në përgjigje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu