A i nxorri Baku nga izolimi Berishën dhe Metën?!

0
Shkruan Zef Ndreka
Pas një izolimi politik e diplomatik të plotë , mbi një vjeçarë, Berisha me Metën na u shfaqën të dy jashtë Shqipërisë.
Syri tv plasi pa pushim me lajmin për Berishën dhe Metën në pjesëmarrjen e tyre në Baku të Azerbaxhanit. Sikur çfarë rëndesie kishte!
Me këtë, ato shume thjeshtë, duan t’i tregojnë demokratëve se nuk janë të izoluar!
Përkundrazi, pa pushim jepeshin pamjet duke pirë kafe, jepej me figurë çdo dhënje dore kortezie në takime me pjesëmarrësit, na u shpërndanë foto etj.
Për t’u shfaqur se bota i pranon, Berisha dhe Meta shfrytëzuan Forumin Global në Baku.
Një forum, krejtësisht pa interes për vëndin tonë, por që mbahet vetëm për të rritur rëndësinë e vet politike dhe ekonomike të Azerbaxhanit.
Pyetja shumë e thjeshtë:
Me vajtjen në Baku, në Azerbaxhan, a ja arritën të dalin nga izolimi Berisha dhe Meta?!
Është shumë qesharake për këdo që e ndjek sado pak politikën. Berisha, më shumë se Meta në këtë rast, te dy bashkë, po vazhdojnë të mashtrojnë vullnetarët e tyre, foltoristët.
Nga njëra anë Berisha me Syri tv na shfaqin foto me Peter Madgyessy, një ish Kryeministër komunist i Hungarisë, ish anëtarë i Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste të Hungarisë deri në 1990!
Nga ana tjetër, na lexon letër përgjigje që Orbani i kishte kthyer Berishës, ku ndërmjet të tjerash përmendëshin vlerat kristian-konservatore.
Po ku ti marri këto vlera Berisha dhe Foltorja e tij, apo me tej, Shtëpia e Lirisë?!
A ka ndonjë forum musliman – konservator?!
Aty ndalu!
Aty e ke Berishën! Përderisa na shfaq plot triumf foto me kundërshtarit e kristian-konservatorëve!
Me çdo mjet, Berisha dhe Meta duan të krijojnë idenë se e kanë shpartalluar izolimin.
Por akoma, asnjë foto apo dhënje dore nuk shohin demokratët dhe foltoristët me përsonalitete amerikane , të Europës, të Anglise apo të familjes së partive popullore europiane ku PD-ja është anëtare.
Shqiptarët po e shohin në fakt izolimin. Tashmë e kanë kuptuar te gjithe se mashtrimet në emër të konservatorizmit, sovranitetit etj, aq e patën.
Interesat e Shqipërisë janë qartazi në BE dhe me SHBA-të . Dhe me to duhet të bashkëpunojmë, jo me forume muslimane, pa rëndësi për vëndin tonë.
Gjithsesi Baku, nuk i nxorri nga izolimi ish presidentet dhe ish kryeministrat e vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu