A është Kina rreziku i ri që po shfaqet në horizont për Evropën dhe perëndimin?

0

Shkruan Ndoj Mhilli

Mjerisht me sa duket Evropa dhe Perëndimi po bie dhe vetshkatërrohet nga brënda. Krahas ideologjive feministe, LGBTQ-iste postmoderne, plakjes së popullsisë, rënies së frikshme të lindjeve, flukseve të emigrantëve pushtuese radikaliste dhe mungesës së burimeve njerëzore, që kanë shkaktuar këto ideologji, SHBA dhe sidomos Evropa në mënyrë të çuditshme vitet e fundit ka shvendosur gjithë kapacitetet e veta industrial, prodhuese dhe teknmologjike drejtë Kinës. Paradoksalisht, duke eleminuar me një të rënë lapsi shpirtin evropian të sipërmarrjes, industrinë, teknologjinë, prodhimin dhe fuqinë ekonomike të ndërtuar gjatë 3 shekujve të fundit.

Ekonomia kineze po rritet me ritme të frikshme, ndërsa ajo evropiane po ngadalësohet sa i takon rritjes ekonomike. Industria evropiane është në krizë dhe e pafuqishme që të konkuroj mallrat dhe produktet kineze në rang global, për shkak të pushtimit të tregjeve nga produktet me çmime dhe kosto më të ulët prodhimi. Kostoja e prodhimit dhe cilësia e lartë perëndimore nuk i konkurojnë dot mungesën e cilësisë dhe koston e ulët të prodhimit që garanton sot Kina. Kësisoj, raportet tregtare me Kinën janë kryekëput në dëm të Evropës dhe SHBA-së. Mjerisht kjo është një politikë dhe strategji anti-perëndimore absurde dhe paradoksale, që jetësohet gjatë viteve të fundit.

Në këtë rast e gjej me vend të shtroj disa pyetje, vallë çfarë përfitimesh ka Evropa nga ndërtimi i një linje hekurudhore Kinë-Evropë kur gjithë industria evropiane ose është në krizë, sepse nuk përballon dot kostot e prodhimit, ose po mbyllet dhe ka falimentuar ose është zhvendosur në Kinë? E gjithë kjo marri paradoksale evropiane në një raport të përmbysur tregtar në favor të Kinës i shërben vetëm asaj, por assesi Perëndimit.

Në këto rrethana linja hekurudhore mes dy kontinenteve i shërben vetëm pasurimit, hegjemonisë dhe pushtimit kinez të Evropës dhe tregjeve të saj, por jo interesave strategjike të kësaj të fundit. Të dashur evropianë nuk duhet të harroni se jeni kaq të zhvilluar dhe të pasur falë zhvillimeve industrial, revolucionit industrial e teknologjik, që zë fillë në shekullin XVII. Mirëpo, ju tashmë po zhdukni industrinë për hirë të agjendave të gjelbra esktremiste majtiste dhe si pasoj zhvillimin, rritjen ekonomike, përparimin industrial dhe teknologjik.

Në kushtet e krijuara, Evropa nuk po ja del të konkuroj fuqishëm sa i takon tekonologjisë dhe inteligjencës artificiale me Kinën dhe SHBA-në. Në këtë sitauatë Evropa rrezikon që dalëngadalë të shndërrohet thjeshtë në një treg mallrash dhe produktesh kineze. Kësisoj, në një të ardhme të afërt do të kemi një Kinë supër të pasur dhe të fuqishme dhe një Evropë të varfër dhe të dobët, e paaftë dhe e pafuqishme të konkuroj me fuqitë e mëdha në rang global.

Nga sa u tha më rezulton se, Evropa ose është çmendur, ose udhëhiqet nga një klasë politike anti-perendimore e korruptuar dhe e shitur, vegla, aragt dhe spijuj të Breksitit – Kinës, Rusisë dhe Iranit etj. Sidoqoftë, një gjë është e sigurtë se, në gjykimin tonë startegjitë, politikat dhe vizioni i tyre lë shumë për të dëshiruar dhe në thelb ka dështuar. Prandaj, ata duhet t’i vënë gishtin kokës dhe të korigjojnë urgjentisht gabimet e tyre në politikë dhe vendimmarrje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu