Shkruan Zef Ndreka
Kjo në fund mbetët enigma e pergjigjes së kësaj pyetjeje thellësisht politike dhe juridike në intetesin e mbarë opinionit publik.
Të analizojmë disa faktorë që realisht ndikojnë sot nëse çështja do të shkojë për tu zbardhur deri në fund.
* Hetimi varet nga prova dhe dëshmitë e reja.
SPAK e rihapi çështjen sepse ka indicie të reja dhe sepse rrethanat politike nuk janë më ato të vitit 2011. Nqs dalin prova të pakontestueshme mbi zinxhirin komandues, atëherë procesi mund të çojë në përgjegjësi reale, gjë që s’ka ndodhur deri më sot.
* Hetimi lidhet me klimën politike, ku sot është më e dobët për mbrojtjen e figurave të larta.
Sepse mbrojtja politike e dikurshme ka rënë. Askush nuk është më i paprekshëm. Kjo rrit mundësinë që hetimi të mos bllokohet si më parë.
* Hetimi lidhet me presionin në rritje të opinionit publik dhe të ndërkombëtarëve.
21 janari është plagë e hapur për opinionin publik, dhe institucionet e drejtësisë sot janë shumë më të vëzhguara se më parë. Çështjet e vrasjeve nga shteti janë teste serioze për reformën në drejtësi.
Kjo rrit presionin që dosja të mos mbyllet më me pa autor krimi.
Si përmbledhje, mund të themi se ka më shumë shanse për drejtësi sot sesa në çdo moment në 13 vitet e fundit.
Por nuk mund të thuhet se drejtësia është e garantuar, sepse varet nga pavarësia reale e hetimit, nga provat dhe nga guximi për të prekur zinxhirin komandues të kohës.








