A do mund të jenë Gjin Gjonët në listat e kandidaturave të opozitës për deputetë?!

0
Shkruan Zef Ndreka

Do mjaftonte per te ta neveritur vetem ta mendoje nje fakt te tille ! Por ne te vertet , ne Lezhe dhe ne Tirane , njekohesisht neper mbledhjet te grup seksioneve te PD-se , jane bere propozime , e ne rastin konkrete , te z.Gjin Gjoni per te kandiduar ne zgjedhjet e ardhshme… Nuk do perbente asnje lajm ky fakt , po te mos ishte pikerisht ky njeri i anatemuar si i korruptuar dhe qe u terhoq edhe nga proçesi i vetingut !!! Kishte frike , me te drejte kishte frike , sepse nuk e justifikonte kurre pasurine qe vete kishte deklaruar … Ajo terheqje , automatikisht e perjashton nga sistemi i drejtesise per nje periudhe 15-vjeçare ! Ne keto kushte , si gjithmone do gjendet nje “zgjidhje” ! Finoket menduan ta propozojne si kandidature per deputet .

Dhe kjo ndodhi pikerisht ne mbledhjet e grupseksioneve te PD-se Lezhe e Tirane.

Çdo me thene kjo ?! Vend pune eshte kandidati apo deputeti i neserm i PD-se?! Ky njeri , me emrin e tij dhe me çfar afron a i ben dem apo nder Partise Demokratike?! Mbi cfar baze e llogjike eshte bere ky propozim kur realisht ai nuk ka patur asnje aktivitet apo lidhje me politiken perveçse eshte lakuar per korrupsion ?! Kush e propozoi dhe a mund te japi spjegime me te argumentuara ?! A do mundet Gjin Gjoni te plotesoje formularet per te kaluar ne komisionin e ” vetingut ” te PD-se ?! Apo do te terhiqet , sikunder veproi ne sistemit e drejtesise ?!

Te gjitha keto pyetje vijne natyrshem , per aresyet qe do perpiqem ti spjegoj me poshte . Duhet thene qe ne fillim se PD-ja e ka filluar shume shpejt pergatitjen per fushaten dhe nuk e di sa do mund te rezistojne deri ne qershorit e vitit tjeter . Udhezimi nr 60 i PD-se , per menyren e diskutimeve dhe perzgjedhjen e kandidateve per deputet dhe kryebashkiake  ishte i pa nevojshem per mendimin tim . Nuk po them i gabuar ! Sepse ka disa perplasje te pa nevojshme dhe perben konfuzion te madh te anetareve ne propozime .

Nuk mbeti njeri pa u propozuar !

Mjaft te kujtohet ndonje , apo ti thuhet edhe tre minuta perpara mbledhjes dhe ja : kandidat ! Por demokracia nuk presupozon kete , nuk eshte propozime e vetem propozime ! Keshtu e zbehim atmosferen e fitores . Plus qe dikujt dikujt i ngrehim mendjen se e ben edhe deputet ose kryebashkiak ! Pothuaj ne shume propozime , jane evidentuar persona te lakuar pa asnje stature politike qe “kalon klasen” ! Ndoshta do kemi rast edhe ti permendim me emra , por mqs jemi ne rastin Gjoni , dua te shohim perse u propozua , kush e rekomandoi nje propozim te tij , a e menduan se vetem takimi i emrit te tij ” djeg fort ” ne opinion ?! Nqs ka qarqe te caktuara per te demtuar PD-ne , per te denigruar Kryetarin Lulzim Basha , ne , duhet te jemi me serioz dhe me te qarte.

Ti kundervihemi ne kohe

Momenti kerkon atmosfera fituese , dhe jo humbese . Ne duhet te lakojme emra qe i japin vota PD-se , qe i bejne nder asaj ! Por edhe Partia Demokratike ne fund te fundit te mbaje pergjegjesite e veta . Nuk eshte e thene aspak te degjohen propozimet e grup seksioneve qe kane propozuar njeri teatrin. Mua personalisht me kane shkruar dhe me kane telefonuar me qindra e qindra miq , anetar te PD-se , shoke , kusherinj e fis . Kam kundershtuar permendjen ne propozim te emrit tim . Kete e kam bere mbi bazen e nje llogjike . Kjo llogjike duhet te kontrolloje PD-ne , mqs deshiron te marre pushtetin .Te mos degjoje oligarket qe blejne listat e PD-se dhe te partive te tjera , te mos degjoje raste ekstreme si ky i Gjin Gjonit , te mos kemi me raste kërpëratash , murrizash e ferrash , por te shohim e tju shkojme pas me qejf e fitore figurave politike , akademike e profesionale qe nuk mungojne . PD–ja ka fat po te rezistoje edhe pak kohe … dhe mos te merret me tipa qe nuk kalojne vetingun as ne parti , si rasti ne fjale ! Me shume se cdo here tjeter PD-ja duhet te kete kujdes me emrat ! Dihet se nuk eshte e lehte . Ndryshe , nuk do jete vetem deshtimi i saj , por do jete nje deshtim tjeter qe do ta vuaje Shqiperia dhe shqiptaret per nje kohe te gjate..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu