A do e arrestojë e sukuestrojë Amerika mafien e ndërtimit në Shqipëri?: Ndërtuesit e korruptuar mbrohen nga Rama, Berisha dhe Meta

0
Shkruan Spartak Ngjela

A do të na i godasë Amerika mafien e ndërtimit në Shqipëri?
Kjo është sot pyetja e shqiptarëve.

l.
Tani doli qartë: forca shkatërruese e vlerave të Shqipërisë janë kryeministrat antishqiptarë dhe mafia e ndërtimit.
E gjitha kjo mafie është sot nën mbrojtjen e Ramës, Berishës dhe Metës. Por janë të kapur që të tre tani.
Bashkë e kanë përdorur mafien e ndërtimit, dhe provat tani janë sheshit.
Prandaj, shqiptarët ishin të kapur në kurth, dhe nuk lëviznin dot. Po tani?
Shqiptarët tani po e presin shpëtim nga Amerika për denoncimin me provua të Mafies së ndërtimit me korrupsionin e lartë shqiptar. Kjo duhet të jetë ndihma e parë që duhet të japë FBI për shkallmimin e korrupsionit të tipit mafioz në Shqipëri.

ll.
Kjo mafie ka qenë forca antishtet që ka mbajtur në pushtet korrupsionin e lartë shtetëror.
Çdo bëjë Amerika tani: do ndërhyjë me forcë për të shpëtuar shqiptarët?
Intelekti shqiptar beson dhe po i pret. Në të kundërt, kjo mafie bilaterale e ndërtimit me korrupsionin e lartë shtetëror, do shkatërrojë Shqipërinë dhe do të ikë me paratë e grabitura në varfërinë shqiptare.

Pikërisht këtu duhet të fillojë politika e re amerikane për shpejtimin e likuidimit të krimit shtetëror shqiptar.
SPAK – u është drejt formimit tani, sepse Prokuroria e Posaçme doli në formim.

Bashkë me tërmetin, Shqiptarëve iu qëlloi që të shtynin në gropë edhe mafien e ndërtimit, edhe korrupsionin e lartë shtetëror, sjellësin real të fatkeqësive shqiptare në 30 vjet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu