Partia Demokratike nis protestën para Kryeministrisë, digjet “oda” e dialogut

0

Ka nisur protesta e thirrur ditën e sotme , teksa para Kryeministrisë janë vendosur përfaqësues dhe mbështetës të Partisë Demokratike. Me të mbërritur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ata kanë djegur “odën” e dialogut që ishte vendosur aty, si ftesë nga kryeministri Edi Rama.

Para Kryeministrisë, po qëndrojnë mes të tjerëve, edhe Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj dhe Belind Këlliçi. Ky i fundit ka folur për mediat teksa tha se protesta e tyre është mbështetje për studentët. Ai tha se nuk kërkojnë autorësinë e tubimit të tyre, por janë aty vetëm për t’i përkrahur.

“Studentët kanë thirrur protestën e tyre në orën 14:00. Protesta e PD-së është në mbështetje të protestës së studentëve dhe kauzës së tyre. Jemi në mbështetje totale. Protesta nuk duhet politizuar dhe në asnjë moment nuk kemi kërkuar dhe nuk kërkojmë autorësinë. Ata që kërkojnë dhe largimin e Berishës, janë me bindje të majta ekstreme. Këtu nuk jemi për të gjetur kush do bëhet kryeministër, por për të qarkuar qeverinë e kryeministrit Rama.”- tha Këlliçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu