Politika franceze dhe Serbia

0

Shkruan Zef Ndreka

Një artikull që flet për evoluimin e qëndrimit të Francës ndaj Serbisë.
Prof.Dritan Hoti, na ka spjeguar ndryshimin e qëndrimeve përmes ndërthurjes së historisë, kujtesës kolektive dhe interesave gjeopolitike.
Pa pretenduar për ta përkthyer për lexuesin, po jap një përmbledhje me pikat kryesore të artikullit.
Aleanca historike Francë–Serbi.
Në artikull theksohet lidhja e fortë gjatë Luftës së Parë Botërore, kur Serbia u pa në Francë si aleate heroike dhe viktimë e agresionit. Kjo lidhje krijoi simpati të qëndrueshme në opinionin dhe diplomacinë franceze.
Roli i kujtesës dhe simbolikës që mbart.
Marrëdhëniet nuk shihen vetëm si çështje interesi, por edhe si produkt i sjelljeve historike dhe emocioneve politike.
Periudha e Jugosllavisë dhe pas Luftës së Ftohtë.
Shpërbërja e Jugosllavisë dhe luftërat e viteve 1990 ndryshuan perceptimin francez. Serbia filloi të shihej më pak si aleate tradicionale dhe më shumë në kontekstin e krizave ballkanike.
Kalimi drejt pragmatizmit modern.
Artikulli i Prof. Hotit, argumenton se Franca sot udhëhiqet më shumë nga arsyeja e shtetit (raison d’état) dhe stabiliteti europian, sesa nga sentimentalizmi historik.
Zgjerimi i BE-së dhe Ballkani.
Në artikull përmendet qartë skepticizmi francez ndaj zgjerimit të BE-së, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke e lidhur këtë me kalkulime strategjike dhe jo domosdoshmërisht me qëndrime pro-serbe.
Ndikimi i zhvillimeve gjeopolitike (Rusia, Ukraina).
Konteksti i ri i sigurisë europiane ka riformatuar prioritetet e Francës në rajon.
Kështu, prof Hoti në artikulliin e tij thotë se politika franceze ndaj Serbisë ka kaluar nga një marrëdhënie e ngarkuar me histori dhe simbolikë tek një qasje më e ftohtë, më strategjike dhe më pragmatike.
Mesazhi kryesor i artikullit mbetet tek marrëdhëniet ndërkombëtare, që formësohen jo vetëm nga interesat aktuale, por edhe nga trashëgimia historike dhe perceptimet kolektive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu