E kanë”vrarë”në mera të tij

0

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj

E kanë”vrarë”në mera të tij

Kanë hipur e rrinë majeve të larta
Mashtrimi dhe nënshtrimi bashkë,
Këmbëkryq pushojnë këtu”zotëritë”
Dija dhe urtija, kanë marrur plagë.

Kësisoj si petk janë vesh mangësit
Enden terezit, nëpër këtë njerëzim,
Qejfin që e kanë vrarë në mera të tij
Qëllimshëm që ti binden padrejtësis.

Lakmia krejt i ka verbu, kjo marroqe
Dhe gjurmët e kohës, i kanë përpirë,
Të dhuruan rrengun e stërmundimit
Mbete si gjahu që egërsia e ka turit.

Si kurrë më parë, shpinës historis
Seç ja kanë vulos, maskarallekun,
Asnjëherë nuk u munduan me kuptu
Që punuan pisët edhe me vetveten.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu