Rama sulmon SPAK në median austriake: Po gabon, por nuk preket!

0
RAMA VOTON NE SURREL - Kryeministri Edi Rama, duke votuar ne mjediset e shkolles 9 vjecare Ymer Lala, ne fshatin Surrel, per zgjedhjet e pergjithshme parlamentare./r/n/r/nRAMA VOTES - Albanian Prime Minister Edi Rama, poses after casting his ballot at a polling station in the village of Surrel, near Tirana, during the parliamentary election on June 25, 2017. Albania votes in a parliamentary election with Socialist Prime Minister Edi Rama hoping to boost his grip on power and lead the Balkan country into talks on European Union accession.

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për podcastin “East Side Stories” të median austriake, Die Presse nuk i ka kursyer sulmet për SPAK.

Rama ka folur për gabimeve nga ana e Strukturës së Posaçme, por thotë se pavarësia e tyre nuk duhet prekur.

“Kam thënë se duhet të ndërtojmë mekanizma të drejtësisë që duhet të jenë në gjendje të provojnë pavarësinë e tyre, duke hetuar, duke investiguar dhe duke dënuar, pa marrë parasysh nga cila anë vjen çështja. Nuk është aq këndshme sa të shkosh në operë. Është e dhimbshme. Është e hidhur. Por është mënyra e vetme. A është perfekte? Jo. A bëjnë gjithashtu gabime? Sigurisht që bëjnë. Por në fund të ditës, duhet të bëjmë gjithçka që të mos prekim pavarësinë që u kemi dhënë atyre”, shprehet Rama.

Kryeministri Rama thekson se angazhimi Shqipërisë për anëtarësim brenda vitit 2030 ka marrë mbështetje të madhe edhe nga Komisioni Europian.

“A do të jemi si Austria brenda dy vitesh? Po ju them jo. Aspak. Por anëtarësimi lidhet me disa parime dhe kritere shumë të qarta dhe specifike që duhet të përmbushësh në tërësi. Por siç janë gjërat tani, nuk shoh asnjë rrezik për probleme serioze në këtë fazë. Nuk e bëjmë këtë “detyrë shtëpie” për t’i kënaqur ata. E bëjmë këtë detyrë për të ndryshuar Shqipërinë dhe për ta bërë Shqipërinë më evropiane, më demokratike”, thotë ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu