Sondazhi/ 53.5% e qytetarëve pro lirimit të Erion Veliajt pas vendimit të Kushtetueses

0

Një sondazh kombëtar i zhvilluar me SMS në të gjithë Shqipërinë, nga analisti i njohur Eduard Zaloshnja, ka zbuluar që opinioni publik është i ndarë, por me një prirje të qartë, lidhur me çështjen nëse kryebashkiaku Veliaj duhet të lirohet nga burgu për të vazhduar ushtrimin e detyrës.

Sondazhi u krye menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila deklaroi se kryebashkiaku nuk mund të shkarkohet nga detyra.

Pavarësisht këtij vendimi, pyetja që u ngrit për qytetarët ishte nëse ai duhet të lirohet për të vijuar punën apo jo.

Sipas grafikut të parë: 53.5% e të ankëtuarve deklaruan “Anoj Po”, duke mbështetur lirimin e Veliajt.

Në grafikun e dytë, qytetarët pyeteshin jo për qëndrimin e tyre, por për perceptimin e mundësisë reale të lirimit: 50.3% besojnë se “Anoj Po”, pra mendojnë se ka gjasa që ai të lirohet.

Rezultatet tregojnë se më shumë se gjysma e qytetarëve e shohin të mundshme lirimin e kryebashkiakut, edhe pse opinioni është dukshëm më i ndarë se te pyetja e parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu