Shkruan Sytki Spici
Ermal Mamaqi, i njohur fillimisht për batutat në Portokalli, falë këmbënguljes së Tanit në Top Channel që ta fuste në spektaklin e humorit, sot shet “pordhë motivimi” në Instagram me bizneset e tij të marketingut personal, më shumë sesa për ndonjë kontribut serioz publik. Dhe ja ku del sërish të na japë leksione “suksesi”.

Në stilin e tij tipik të shitjes së shpresës me ofertë speciale, ai deklaroi se kush pas moshës 40-vjeçare është ende i varfër, “e meriton të jetë i tillë”.
Pra, sipas filozofit të ri të seminarëve me qindra euro biletë:
Je i papunë? të ka mbytur inflacioni? lufton çdo ditë për të ushqyer fëmijët? Fajin e ke vetë.
Jo politika shkatërruese, jo korrupsioni, jo mungesa e meritokracisë, jo pagat më të ulëta në rajon.
Jo, jo. Ti e meriton varfërinë sepse ke toleruar… tortën.
Aq e thjeshtë!
Ironia është se këto deklarata vijnë nga një njeri që suksesin e ndërtoi pikërisht në një sistem ku talenti shpesh zëvendësohet nga servilizmi, dhe mundësitë shpërndahen me klientelizëm, jo me djersë.
Nga dj dasmash, këngëtar e prezantues, në aktor, pastaj në milioner të Instagramit karriera e tij është një listë kalimesh me fat, jo një manual i meritokracisë. Disa thonë se përdor paratë e Ramës, disa të Veliajt; vetëm djalli e di historinë e lekëve të këtij birboje me kostum kllouni.
Por një gjë është e qartë:
Kur Shqipëria ka rënë në pikën që Ermali t’u japë leksione të varfërve duket se ka marrë ferra uratën.
Varfëria nuk është “zgjedhje”
Të thuash se shqiptarët “e meritojnë varfërinë” në një vend ku: qeveria dhe oligarkët e Ermalit pasurohen përditë me tendera, profesionistët më të mirë nga Kllouni largohen me avion one-way, bizneset mbyllen nga taksat dhe shteti grabitqar,
prindërit tanë u plakën në emigracion për të na rritur, është jo vetëm arrogancë.
Është poshtërim.
Varfëria nuk është rezultat i një ëmbëlsire të tepruar për stomakun e një karagjozi si ti.
Shpesh është pasojë e një sistemi të kalbur që i bën të pasurit gjithnjë e më të pasur dhe të tjerët spektatorë të jetëve të tyre të dëmtuara.
Kur motivimi shndërrohet në tallje
Suksesi personal është i lavdërueshëm. Po, duhet punë, vizion dhe kurajë. Por kur triumfi të mjegullon realitetin dhe të bën të shohësh poshtë të tjerët… atëherë nuk je motivues.
Je një klloun i pasur që tall turmën, ndërsa u shet biletën për të parë shfaqjen tënde.
Dhe kur një shoqëri fillon të besojë se fajin për gjithçka e ka individi, ndërsa pushteti dhe padrejtësia janë të paprekshme atëherë shfaqja kthehet në tragjedi.Ndaj mos na hap barkun me motivim lëpirjesh lart e poshtë në rrjete sociale, aq më shumë një palo kkloun i prerjes tënde.








