Policia në Tiranë ka ndaluar vajzën e këngëtares së njohur Eli Fara, gjatë një operacioni të zhvilluar në kryeqytet.
Mësohet se Roxhensa Kapurani, e cila njihet për publikun me emrin Marina Fara është hapur me kokainë.
Roxhensa Kapurani, 39 vjeçe u kap me kokainë një ditë më parë në zonën e Vorës.
Gjatë kontrollit që blutë kanë ushtruar në makinën e saj, kanë gjetur kokainë, sasia e së cilës ende nuk bëhet me dije.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan, R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike Kokaine”, njoftoi Policia e Tiranës.
39-vjeçarja u kap me 4.4 gram kokainë, që e kishte fshehur në portofol.
Para uniformave blu, ajo ka deklaruar se lëndën narkotike e kishte për përdorim personal.
Kujtojmë që Marina Fara edhe më herët ka qene e përfshirë në skena të ngjashme.
5 vite me pare Marina Fara, u përfshi në përgjimet e policisë, në operacionin “Mezhgorani” ku u arrestuan më shumë se 30 persona ne ate periudhe.
Në atë kohë, dyshimet për Marina Farën ishin se kishte ndihmuar dy të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike të arratiseshin.