Shkruan Zef Ndreka
Edi Rama, në këto momente kur ka “mprehur shpatën” në situatën e re, nuk ka kundërshtarë!
As nuk kishte kundërshtarë prej shumë vitësh. Praktikidht nga 2013-ta, PS-ja ka patur përballë një PD të dobët. E cila për shkak të drejtimit dhe kontrollit të fortë diktatorial-autoritarist dhe mbajtjes peng e nën kontroll të kësaj force opozitare, e cila ka patur e ka lidër të përhershëm Sali Berishën, që po e zvogëlon dhe po e dobëson dita ditës këtë parti, i jep rastin Ramës ta injorojë më tej, të mos e pyes e madje ta bullizojë forcën opozitare kryesore të vendit, si të mos ekzistonte fare.
Rama e di mirë këtë, ndaj e ka marrë dhe e mban Berishën kryetarë, sepse është siguresë për të. Është thënë e stërthënë, është vertetuar edhe praktikisht se Berisha nuk përbën më opozitë.
Për këtë arësye, pozitës i duhet një opozitë që me sa duket në mungesë të saj, ka vëndosur ta bëjë vetë Rama!
Nevoja e opozitës për të përmbushur objektivat, sidomos objetivin madhor për shqiptarët dhe shqiptarinë siç është ai i anëtarësimit me të drejta të plota në BE, veç të tjerash, është fokusuar në një sfida përsonale.
Dhe kjo sfida është e kryetarit të PS-së dhe Kryeministrit të Shqipërisë me Edi Ramën.
Është sfida e fundit normalisht për të. Në pa arësye të nevojshme më për pushtet, nuk i ka mbetur asgjë tjetër vetëm të realizojë atë që ka premtuar dhe që e ka artikuluar fort si sllogan kryesor të fushatës së PS-së.
Edi Rama, duke e patur sfidë përsonale tashmë këtë objektiv, ka nxituar të vëndosë në lëvizje gjithë administratën vendore të Shqipërisë, duke kërkuar zëvendësimin e gjithë administratorëve lokalë, shkarkimet e zv/kryetarëve të bashkive dhe drejtorëve.
Rruga për të arritur objektivin madhor, është e ashpër, e fortë, e guximshme. Por në fund e kam bindje se do të rezultojë e sukseshme.
Shqiptarët e kuptojnë këtë, edhe e pranojnë nën zë.
Në të kundërt, flasin e shajnë ato që nuk duhet të fladin, dhe heshtin ato që nuk duhet të heshtin.
Apatia që ka mbuluar disa bashki në vend, mpleksjet me korrupsionin, lojën me dy standarte që shumë drejtor apo nëpunës të vjetëruar të bashkive luajnë për tu dukur të mirë, zbatimi me rigorozitet i ligjit, rregullimi i terrororëve dhe lirimi i hapsirave publike në çdo cep të Shqipërisë duke filluar nga lagjet e kryeqytetit e duke përfunduar në majat më të larta siç ishte rasti i Thethit, janë arësye shtesë për të ndërtuar një shtet si gjithë Europa, me standarte e shërbime.
Unë e nxis Kryeministrin Rama në sfidën përsonale të tij, sepse është në fund të fundit sfidë për Shqipërinë.