Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Klith…
Bërtit me t’madhe, po klith,
thirr ç’po sheh, o sy i hapur,
mos hesht, kushtrimo me të kqinjt.
Dhe shih se ku të çuan jetën tënde,
me ndej n’bri t’errësirës frigshme.
Ose bëj sehirë i shugatur shtrirë,
si qeni gjynahqar i pa fat,
i hedhur në rrugën e mëshirës së braktisur,
nga i zoti shkallafat.
Vetkënaqet që luan mbi emrin tënd të ndrruar, në skllav
ky, ç’soj pronar i llahtarshën në pa dobin tënde, e t’vehtes krenar.
Zbriti një erë që shungulloi kornizat mashtruese mbërthyer mbrapsht në kurriz t’pafajsisë,
që me tregu se jam gjallë dhe se frymës, vënë mi ke kufi.
E dua të shkallmoj, me neveri të kolovit rehatinë e zaptuar,
që i argëtohesh qefit të kapur deri në çmendinë.