Shpartall…

0

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj

Shpartall…

Shpartall, në përralla ngishëm
Në korsinë e horizontit manjak,
T’gurgullon tifozllëku thumbues
Në pickime të fshehtësis ruajtur.

Gërhamet, zhurmojnë në gulçim
E s’din ç’ka i ka, jetës të shtruar,
A motit me u endë ti mendimesh
Ç’ka mundesh me sjell n’vargua.

Stuhi mendimi, kujdes në sajim
Vendosur, mbi krahë t’furtunës,
Ti sjell rrebesh, pa pikë re n’qiell
Tingëllimë e plagosur, pa lindur.

Ç’i bëshëm ti, ngjanë n’aparencë
Truri zhvendos n’një pikë poshtë,
Aty ku kryhet riti, i ritit nevojshëm
Zbloguruar shpirti e jetim në kokë.

Mbani shamia n’dorë me mbledh
Rrëketë që zemra, si syri i lëshon,
N’je gjallë o strrall, tepër po duron
Këpute zinxhirin dhe bëhu jehonë.

Me t’katandis ty në këtë pikë dertit
Pallavra që i mbjellin, ditë për ditë,
Në don dinjitetin, ti t’rrosh në nder
T’ka mbrri dita t’mbash emrin vlerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu