Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Jeto në daç…
Jetoje jeten, si të doni
Ndërgjegjën të sëmurë,
Mund t’e keni dhe t’vrarë
Unë çdo llojë n’favor i kam.
Jetoje jetën, s’ma ndien
Timen në rregull e kam,
Hardallosem që t’dukem
Ç’madhështorë unë jam.
Kapriçon e kam n’maja
Ty kurrë nuk të llogaris,
Në daç m’prano apo jo
Ka kohë me ty leverdis.
Këtë mendon merakliu
Çmenduri që dihet përse,
Nga një mendje e sëmurë
Po vuajmë që t’gjithë ne.
Apo ky është në rregull
Se me këtë çmendurinë,
Grabiti të gjithë vëndin
Që ne të quhemi varfëri.
Pa pikën e dertit mbolli
Pemën që çel vështirësi,
Ja, inaguroi Shqipërisë
Përmbi t’shkretin kurriz.