Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Turp e ç’turp
Ç’vargan i gjatë
Faqe s’ndryshon,
Vetëm fjala turp
Vërtitet rrumbull.
Termi i fjalës turp
Mbetet n’kryefjalë,
Nëpër gojë të lirisë
Edhe quhet masë.
Kësisoj thartiçka
E prunë turpërinë,
Ky grupim i kamur
Fëtyra nuk i ndjen.
Të ngratës bukë
Si ushqim i vunë,
Të shkretin turp
Sa që e mbaruan.
Iku krejtë fatziu
Nuk e njeh kush,
Pasi e mbaruan
T’gjithë me kupë.
Mos u solli turpi
A turpin keni prur?
Njëri-tjerin rrokët
Deri sa u njësuat.
Kokën kot n’hava
Krejtë t’turpëruar,
Jetën krejtë jetëve
U keni dëshpëruar.