Vetëofrimi i Edi Ramës për ta kthyer Shqipërinë në një vend emigrantësh nuk ka të sosur.
Pas muxhahedinëve, ku disafishoi numrin e tyre në vendin tonë, marrja e afganëve me rekomandim të Sorosit, me dëshirën e Ramës, pasi mendonte se kjo do t’i siguronte një takim të veçantë në Shtëpinë e Bardhë, bëri marrëveshjen me Britaninë e Madhe për riatdhesimin e shqiptarëve që kanë kryer krim në një vend jashtë Shqipërisë për të vuajtur dënimin këtu, së fundi Rama po shërben si zbatues i programit politik të kryeministres italiane, Gerogia Meloni.
Meloni ka patur në programin e saj politik çështjen e emigracionit, në vështirësi për të mbajtur premtimin para qytetarëve italianë, i vjen në ndihmë kryeministri shqiptar.
Nëpërmjet një marrëveshje të nënshkruar sot në Romë, Rama ka marrë përsipër, pa pyetur dhe pa u konsultuar me askënd, që të verë në dispozicion portin e Shëngjinit për të shërbyer si strehë për emigrantët që kanë destinacion brigjet e Italisë.
“Këtë gjë vendi ynë mund të bëjë vetëm për Italinë” ka thënë Rama gjatë conferences së shtypit me Melonin.
“Shqipëria do të japë disa zona të territorit”, ku Italia do të mund të krijojë “dy struktura” për menaxhimin e emigrantëve të paligjshëm: “ato fillimisht do të mund të strehojnë deri në tre mijë persona që do të qëndrojnë këtu për kohën për të. përpunojë kërkesat për azil dhe, ndoshta, për qëllime riatdhesimi”, tha Meloni e cila aspektin krejt te dyshimte të mërëveshjes e cilësoi si një “formë inovative”.








