Foto-Lajm/ Flamur Noka “revolucion” mbi kangjellat e Kuvendit, me xhaketë 1870 euro dhe xhinse 680 £!

0

Shfaqja në kangjellat dhe dritaret e kryesisë së Kuvendit, ishte e paralajmëruar.

Lëvizjet e zbehta, të pashpresë dhe pa asnjë të ardhme, të Sali Berishës dhe të një grupi deputetësh që kanë vendosur ta ndjekin deri në marrëzi, janë, tashmë, lehtësisht të lexueshme.

Në një kohë kur Kuvendi do duhej të fliste për Projekt-buxhetin e vitit 2024, për problematikat dhe shqetësimet e qytetarëve, për mospërmbushje të premtimeve elektorale nga ana e qeverisë, për mospërfshirje të subvencioneve për pensionistët, për rritjen e çmimeve, për energjinë elektrike, për mungesën e politikave rinore, që të rinjtë të mos marrin rrugët e emigracionit, deputetët e Rithemelimit iu bashkuan shfaqjes për hallin personal të Sali Berishës.

Me këto shfaqje shqiptarët janë deri në grykë të neveritur dhe kohët e mëparshme kanë treguar se ato nuk kanë as të ardhme as përfitim politik dhe elektoral.

Përveç asaj që të gjithë panë me sytë e tyre, ajo që të bie në sy te këta deputetë është luksi dhe shtrenjtësia e jetës së tyre.

Kur analizon se pse këta e ndjekin verbazi Sali Berishën, përgjigjja është te xhaketat dhe xhinkset e tyre.

Nuk mund të kuptojnë hallet e njerëzve të varfër, deputetë me xhinkse të markës “Denim Trousers”, që minimalisht kushtojnë 680 euro, apo xhaketa të markës “Tartan Blazer”, që minimalisht kushtojnë 1870 euro.

Për të mos folur për jetën luksoze, makinat e shtrenjta, vilat dhe pasuritë e paluajtshme, që kanë përfituar si pasojë e pushtetit të madh abuziv ndër vite.

Nuk mund të përfaqësojnë shqiptarët e varfër, ata që janë velur nga luksi dhe pasuria e paligjshme.

Ndaj është e rëndësishme sot ligji i Vetingut për politikanët, që të gjithë të kalojnë në sitën e drejtësisë, se si u pasuruan, në ç’mënryrë dhe në ç’rrugë arritën të realizojnë jetën e tyre luksoze.

Nëse arrihet te këto pyetje, përgjigjet janë edhe më të lehta.

Përfshi për ët kuptuar edhe shfaqjen e sotme në kangjellat e kryesisë së Kuvendit.

Foto-Lajm/ Flamur Noka "revolucion" mbi kangjellat e Kuvendit, me

Foto-Lajm/ Flamur Noka "revolucion" mbi kangjellat e Kuvendit, me

Foto-Lajm/ Flamur Noka "revolucion" mbi kangjellat e Kuvendit, me

Foto-Lajm/ Flamur Noka "revolucion" mbi kangjellat e Kuvendit, me

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu