“Reformë në Drejtësi”, apo Drejtësi e drejtuar nga bandat kriminale?!

0

Shkruan Adriana Kalaja

Sot kisha në plan një status tjetër, por meqenëse ngjarja e sotme është shumë e rëndë si dhe është e lidhur me Sistemin e Drejtësisë ku unë jam pjesë që në 1998, po e shtyj për nesër, por jo që të harroj.
Ju siguroj për këtë.

Me trishtim të madh kam ndjekur se jeta e dy Prokuroreve të Republikës së Shqipërisë paska qënë nën shënjestrën e bandave kriminale.
Pse?
Thjesht se kanë bërë detyrën dhe kanë respektuar ligjin.

Në vijimësi me fakte dhe prova kam denoncuar “Reformën në Drejtësi” si për shkak të:

Implementimit dhe financimit të armikut të Shqipërisë Soros me mantenutën e tij Delina Fico, gruan me dy burra rilindas.
Kapjes që regjimi mafioz në pushtet i ka bërë sistemit.
Heqjes së aksesit të publikut për të marë drejtësi.
Emërimet politike dhe të sponsirizuara nga mafia dhe krimi.
Shkarkimet politike dhe me lista nga banditët Edvini i Kristaqit, Don Agaçio, Taulant Bego, Fatmir Xhafaj i Geronit etj.
Ka shumë ngjarje dhe fenomene të rënda të cilat janë denoncuar nga unë dhe shumë pak avokatë, duke vënë në rrezik jo vetëm familjet tona dhe profesionin tonë, por në shumë raste dhe të drejtat e klientëve që ne përfaqësojmë.

Sot, unë mendoj se Gjyqtarët dhe Prokurorët janë më në rrezik nga “vrasja” që i’u bëhet nga banda mafioze në pushtet sesa ata që kërcënojnë me jetë Gjyqtarët dhe Prokurorët me armë.

Dhe sot, nëse ngrihesh në lartësinë e detyrës, ose shkarkohesh ose të organizohet arrestimi me prova të sajuara në zyrat e mafies.

Në morinë e skandaleve të kësaj antireforme e cila ka nisur që me atë ish deputetin rilindas që shkoi me pranga në Kuvend pët t’a votuar, unë po merem vetëm me një pjesëz të vogël të këtij pazëlli të madh.

Në foton e parë, shihni lajmin se dy Prokurore të nderuara kanë qënë në shënjestër për t”i marë jetën, të një bande kriminale vetëm se kanë kryer detyrën.
Në foton 2 dhe 3, njëra nga Prokuroret e kërcënuara me jetë, shkarkohet se ka zbatuar ligjin.
Ne foton 4, anetarja Etleda Çiftja që ka shkarkuar Prokuroren Selimi, del e “pafajshme” nga dy shkallët e Gjykatës së Posaçme, ndërkohë që ka konsumuar veprat penale “fallsifikim i dokumentave” dhe “mosdeklarim i të ardhurave”.
Ndërkohë që Gjyqtarë dhe Prokurorë të nderuar janë shkarkuar për gjëra shumë të vogla dhe komplet të parëndësishme, GJKKO këto vepra penale të Etleda Çiftes i konsideron “kundravajtje administrative”.
Ka shumë fakte e prova që implikpjnë anëtaren e KPK dhe unë nuk po e zgjas më shumë që të mos e lodh publikun por disa pyetje të miat në një status të 26.05.2022 kanë mbetur pa përgjigje si:
5.1. A ka qënë dëshmitari kryesor bashkëshorti i Çiftes (unë kam gjithë dosjen dhe kush të dojë ja vë në dispozicion), në “vetëvrasjen” e shoferit të Fatmir Xhafajt me 3 plumba, Sh. Q.?
5.2. A kaloi vetingun Prokurori A. D. , vetëm se mbylli këtë dosje?
5.3. A kaloi vetingun Prokurori djalë teze me Etilda Gjonajn, se mbylli dosjen në Prokurorinë e Durrësit dhe që lidhej edhe me këtë çështje?

Ka shumë pyetje që unë kam ngritur e dua të ngre lidhur me atë çfarë po ndodh realisht në Sistemin e Drejtësisë , por ajo që dua t’i jap këshillë miqësore Gjyqtarëve dhe Prokurorëve që kryejnë detyrën dhe zbatojnë ligjin është:

Të ruhen nga atentatorët e vërtetë që është Grupi i Strukturuar Kriminal drejtuar nga dyshja e banditëve Rama – Veliaj.
Mjafton të lexoni përgjimet e dosjes “metamorfoza” të kuptoni sesi shkarkohen dhe emërohen Gjyqtarë dhe Prokurorë.

Dhe e dini ku është e keqja mē e madhe?
Dumani dhe gjithë Prokurorët e SPAK e dinë shumë mirë kush është “Tigri” i Drejtësisë (dhe ky nuk është Ahmetaj), lidhjet e tij me KPK, KPA, KLGJ dhe jo vetëm, shkarkimet që bëhen me urdhër e ndërhyrje të tij (sipas dosjes “metamorfoza”) e nuk guxojnë të hetojnë.

Se nuk mundet që një bandë kriminale të kërcënojë Prokurorë e Gjyqtarë, nëse nuk mbështetjen e bandës mafioze në pushtet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu