Luftë në Kosovë/ Grupe të armatosur sapo kanë hyrë në Mitrovicë

0

Kosovë- Vrasja e një efektivi në veri të Kosovës ka rritur tensionet në Mitrovicë. Veriu i Kosovës është duke u përballur sërish me një situatë të tensionuar, teksa një efektiv policie ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë janë plagosur mbrëmjen e djeshme.

Sipas mediave vendase, situata vijon të mbetet e tensionuar, teksa policia ka mbyllur rrugën që të çon nga Mitrovica e veriut në Zveçan.

Deri më tani, dyshohet se persona të veshur me bluza jeshile dhe të armatosur kanë hyrë brenda territorit të republikës së Kosovës dhe janë pozicionuar në manastir, ndërsa raportohet gjithashtu se kanë hapur zjarr sërish ndaj policisë në disa raste.

Zona ku ata ndodhen është rrethuar nga policia, gjithashtu janë shtuar edhe forcat e KFOR që po patrullojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu