Sytë e evropianëve nga Kosova, Albin Kurti takohet me Borell dhe Lajçak

0

Kryeministri Albin Kurti është takuar me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak në margjinat e Forumit të Bratislavës.

Sipas asaj që ka shkruar në Twitter, Kurti ka theksuar në këtë takim se dhuna ndaj Policisë, KFOR e gazetarëve në veri të Kosovës është e papranueshme.

“Ritheksova se sulmet e milicisë serbe ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve janë të papranueshme. Rruga përpara është e rrënjosur në demokraci, sundim të ligjit dhe zbatim të plotë dhe të shpejtë të Marrëveshjes Bazë”, ka shkruar ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot është në udhëtim njëditor në Forumin e Bratislavës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu