Ditët e fundit, një grup intelektualësh të njohur dhe të angazhuar në jetën publike për shumë vite në Shqipëri, krijuan pranë PD-së një këshill këshillimor pro euroatlantik, me synime të qarta per politikën afatgjatë që kjo parti duhet të ndjekë.
Të gjithë e dijmë se PD-ja u krijua për një Shqipëri Demokratike, për një Shqipëri normale me orientim të qartë pro euroatlantik.
Ndër vite, ky orientim ka patur luhatje dhe qëndrime të ndryshme ndaj partnereve kryesore të Shqipërisë.
Devijimet kanë ardhur në këto 32-vite per arësye botkuptimore, për arësye ideologjike, shpesh herë në kurriz të interesave kombëtare dhe së fundi per interesa personale e familjare të Berishës, i cili gabimisht mendon se PD-ja është pronë e tij.
Në PD, të gjithë demokratët kanë aksionet e veta. Njëri më shumë e tjetri me pak. Por një gjë është e sigurte se PD-ja si parti e parë anti kombëtare aksioner kryesor dhe investitor madhor në rrëzimin e komunizmit, ka patur SHBA-të.
Fatkeqësia e shqiptarëve dhe e PD-së ishte Sali Berisha dhe historia e tij në PD. Por edhe mbështetja pa rezervuar që politika e lartë amerikane i ka bërë këtij individit, i cili devijoi nga parimet Demokratike, duke ndikuar me shumë se askush tjetër në këtë vend per te shkatërruar shtetin, drejtësinë dhe për të instaluar korrupsionin.
Rezultatet dihen tashmë. Nga besimi i madh që kishte nga amerikanët, Berisha u shpall non grata familjarisht per aresyet që dihen.
Kjo, solli përshtjellime të pa para në politikën shqiptare, e sidomos në PD. Në planin ndërkombëtare, këto përshtjellime kanë krijuar shumë turbullira duke dëmtuar shumë rëndë demokracinë dhe duke e larguar vendin nga kursi pro-perendimorë, dhe duke cënuar aleancat me partnerët tanë strategjik, në radhë të parë me SHBA-të dhe Europën perëndimore.
Krjimi i këtij Këshilli pranë PD-së, sigurisht do të ndikojë në mbështetjen dhe orientimin e PD-së, për një PD vetëm euroatlantike.
Ndaj, ky këshill, duhet të orientohen dhe të propozoje edhe një program politik të ri të PD-së, kaq të nevojshëm për ndryshime dhe rrotacion të pushtetit.