Presidentit kroat i prishet avioni, mungon në Britani

0

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Kurorëzimit të Mbretit Charles III.

Arsyeja është se aeroplani zyrtar me të cilin planifikonte të shkonte, ka pësuar një defekt, ka njoftuar Presidenca kroate, transmeton Klankosova.tv.

Drejtoria qeveritare për shfrytëzimin e aeroplanëve zyrtarë sot ka njoftuar kabinetin e Milanoviçit se “aeroplani zyrtar ka një defekt teknik, gjë që e bën atë të pamundshëm të përdoret për fluturimin e planifikuar”.

Milanoviçi është dashur të udhëtojë për në Londër këtë pasdite, pas vizitës në Pula. Kurorëzimi i Charles III është të shtunën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu