Gruaja më e pasur në botë nuk ka avion privat

0

Gruaja më e pasur në botë është 68-vjeçe. Françoise Bettencourt është trashëgimtare e kompanisë së bukurisë L’Oréal dhe pasuria e saj arrin në 66 miliardë dollarë. Në moshën 68-vjeçare, ajo bën një jetë diskrete, shumë larg vëmendjes. Thonë se jeta e saj në Paris është e thjeshtë, duke shijuar parqet franceze dhe duke mos përdorur avionë privatë për udhëtimet e tyre.

Pasionet e saj janë letërsia dhe arti dhe të afërmit thonë se ajo ndihet si në një “burg të artë”, duke mos ditur se çfarë të bëjë me kaq shumë para. Françoise Bettencourt nuk ka dhënë asnjëherë intervistë dhe gjithmonë ka preferuar të qëndrojë në hije.

Françoise Bettencourt ka dy djem, Jean-Victor dhe Nicolás, të cilët prej disa vitesh kanë marrë një pjesë të madhe të përgjegjësive në kompani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu