Albin Kurti paralajmëron: Po shterron koha që i kemi dhënë KFOR-it për heqjen e barrikadave

0

Në mbledhjen e 116 të Qeverisë, Kryeministri i Kosovës ka numëruar të arriturat përgjatë vitit 2022, por këtu ai foli edhe për barrikadat në veri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Kreu i ekzekutivit tha se kriminelët në veri po mundohen të destabilizojnë rajonin dhe cënimin e integritetit territorial të Kosovës.

Vendosja e barrikadave në rrugë nuk do të pranohet tha Kurti, duke treguar se i kanë dhënë kohë KFOR-it që t’i heqë ato.

“KFOR ka kërkuar kohë për të vepruar, por kjo kohë po shterron me shpejtësi. Kemi bashkëpunim e koordinim me KFOR… koha që i kemi dhënë KFOR …. Një gjë duhet të kuptohet se nuk mund të qëndroj parimi i lëvizjes së lirë e edhe barrikadat”, ka thënë Kuti.

I pari i Qeverisë gjithashtu theksoi se Policia e Kosovës ka zhvilluar 850 operacione kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës.

Kurti tha se janë arrestuar 3051 persona dhe se “janë shkatërruar 69 grupe kriminale e janë konfiskuar mbi 9 ton substanca narkotike”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu