Vetëm 7 vjeç, e bija e Beyonces fiton çmimin e rëndësishëm

0
Ndonëse vetëm 7-vjeç, vajza e Jay-Z dhe Beyonce-s, e cila quhet Blue Ivy Carte, ka fituar një çmim të rëndësishëm. Ajo ka dhënë kontributin e saj në këngën ‘Brown Skin Girl’ dhe me talentin e saj, ditën e djeshme në kompeticionin ‘Ashford Simpson Songwriter’s Award Train Soul 2019’ ka marrë titullin e tekstshkrueses më të mirë.

Kënga në fjalë është bërë publike që në muajin Korrik dhe është prezantuar si kolonë zanore e filmit ‘The Lion King: The Gift’. Zëri i vogëlushes dëgjohet në fillim dhe në fund të këngës.

Blue Ivy ka tërhequr dhe më parë vëmendjen e mediave dhe publikut, pasi është një vajzë tepër e talentuar dhe pse në një moshë shumë të vogël. Një tjetër talent i saj është dhe make upi pasi lyhet si një profesioniste e vërtetë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu