Bija ime/ Xhemal mëson se Ojky është vajza e tij, ja ç’do ndodhë nesër

0

Ojky çohet sërish somnambël nga gjumi dhe del në rrugë. Xhemal ndodhet aty dhe e merr Ojkyn në krahë. Xhemal kujton letrën që i kishte shkruar Asu. Asuja ka shkruar se Ojky nuk është vajza e Demirit por e Xhemalit.

Xhandan zgjohet nga gjumi dhe shqetësohet kur nuk e gjen Ojkyn. Xhemal e çon Ojkyn në shtëpi. Demir zihet me Xhemalin duke menduar se ai po rrëmbente Ojkyn. Xhemal i thotë Demirit se Ojky po ecte në gjumë dhe nuk ka asnjë përfitim që ta rrëmbejë atë. Xhemal i tregon Demirit se doli nga burgu pasi diamantët ishin fallco. Ojky nuk e mban mend që ka ecur në gjumë dhe Xhandan e Demir nuk i tregojnë. Babai e ndalon Sevgin të takohet me Ugurin. Murat telefonon Xhandanin dhe Ojky e Demiri bëhen xhelozë. Ojky mes lotësh i tregon Demirit që Xhemali e kërcënoi prandaj zgjodhi Asunë në gjykatë.

Ojky i premton Demirit që nuk do i fshehë më asgjë. Murat i kërkon llogari Xhandanit pse u martua me Demirin. Demir shkon në klinikën e Xhandanit dhe i hedh kunja Muratit. Demir pranon të bëhet asistenti i Xhandanit. Ugur fillon punë kamarier. Ymran nuk i ndahet dhe i shkon në vendin e punës. Ojky sëmuret gjatë mësimit. Sevgi shqetësohet për të ndërsa Ilajda tallet. Ugur i bën bisht punës dhe shkon të takojë Sevgin. Xhemal gjen tezen e Ojkysë dhe e pyet nëse është vajza e tij./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu