Sa herë Qëni shpëton jetë njerëzish, Edi Rama bën Ham ham…

0

Diplomati i njohur Mal Berisha reagon pas situatës tragjike me tërmetin në Shqipëri dhe me sjelljen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, përveç dhembjes për pasojat katastrofike të lëkundjeve të tokës, Berisha sulmon edhe qeverinë që sipas tij bën vetëm “ham, ham”.

“Kur sheh atë që po ndodh sot në Shqipëri, të pëllcet zemra nga dhimbja prandaj nuk rrihet pa rreaguar. Është e qartë se viktimat e këtij tërmeti janë viktima të korrupsionit në ndërtim dhe jo vetem. Në këtë situatë tragjike që po jetojmë, pas një mëngjezi të hidhur dhe të bërë edhe më të hidhur nga politika, më erdhi të pyesja veten:

Kush nga këta në këto foto bën ham, ham, ham ose gam gam gam? Qeni I Kosovës që shpëtoi jetë njerëzish apo ata që iu hane paratë edhe qenve të Shqipërisë?”, shkruan Mal Berisha në reagimin e tij.

Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu