Bija ime/ Demir i shpreh dashurinë Xhandanit, ja ç’do ndodhë nesër

0

Demir ka frikë se Xhemali mund t’i bëjë keq Ojkysë. Demir futet në jetimore i veshur si punonjës. Ai i premton Ojkysë se do e marrë nga jetimorja. Ojky i tregon Demirit se Xhandan do martohet me Muratin.

Demir futet fshehtas në shtëpinë e Xhemalit dhe lë diamantët. Xhemal kthehet në shtëpi për të marrë celularin por nuk e sheh Demirin pasi ky i fundit është fshehur. Demir shkon në klinikën e Xhandanit dhe i tregon se ka rënë në dashuri me të që prej ditës së parë kur u panë. Ai i kërkon Xhandanit të mos martohet me Muratin sepse ai do e nxjerrë Ojkyn nga jetimorja. Ugur shkon në shkollë i maskuar si femër .

Ai takon mësuesen dhe e pyet për Ojkyn duke u shtirur si komshie e saj. Demir futet sërish në jetimore i maskuar si punonjës dhe lexon ditarin e Ojkysë. Ai tronditet kur mëson se Ojky është detyruar që ta zgjedhë Asunë. Mamaja e Ilajdës mbledh firma nga prindërit e tjerë që Ojkyn ta përjashtojnë nga shkolla. Ugur zihet me mamanë e Ilajdës./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu