Bixhoz me dashurinë/ Plani i familjes kundër Zvetlanës dështon, ja ç’do ndodhë neser

0

Anika dëgjon gjyshen dhe Pinkin duke u zënë për diçka. Gjyshja ndërron temë kur sheh Anikën. Bavja i shpjegon Gorit planin kundër Zvetlanës. Om thotë se Gori mund të sfidojë edhe mundësit sepse ajo mendon me zemër. Ai pyet Gorin pse është e mërzitur por ajo nuk i tregon. Zvetlana i kërkon Texhit të shpërqëndrojë familjen që ajo ta ketë rrugën e hapur. Texh i thotë të mos harrojë që po merret me Oberoit.

Gjyshja organizon familjen për të bërë set fotografik. Shivai i thotë gjyshes se Anika ka shkuar në shkollën e Sahilit pasi ai nuk është mirë. Seti fotografik shtyhet për më vonë. Zvetlana i kujton Texhit planin për të shpërqëndruar familjen. Texh kërcen me Bavjan dhe i thotë të ndjekë Zvetlanën. Papritur dritat e shtëpisë fiken dhe familjarët zbatojnë planin e tyre. Rudra ndjek Zvetlanën për të mësuar sekretin e saj. Zvetlanës i bie çelësi nga dora dhe thyhet. Ajo e kupton se çelësi është i kopjuar dhe sheh Rudrën. Zvetlana dyshon se Texh po bashkëpunon me familjen. Ajo i gjuan Texhit dhe e kërcënon. Në mëngjes Shivai uron Omin për ekspozitën dhe i thotë të ftojë edhe Gorin. Om nuk e fton Gorin. Shivai shkon tek Gori dhe i thotë të bëhet gati për të shkuar në ekspozitën e Omit. Gori refuzon dhe thotë se ka respekt për veten dhe nuk do shkojë pa e ftuar Omi. Shivai e bind Gorin dhe i thotë të shkojë si gruaja e Omit. Rudra kërkon para nga Bavja. Ajo e fajëson për prishjen e planit kundër Zvetlanës dhe nuk i jep para. Bavja i kujton Rudrës se sot është nata e fundit për të gjetur paratë. Pinki i thtoë gjyshes se do që të mbajë një festë për Anikën dhe Shivain. Ajo mendon se kështu do e rifitojë Shivain. Gjyshja vendos të flasë me Shivain dhe të mësojë vendimin e tij./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu