70 turistë britanikë dhe amerikanë po mbahen peng në një varkë në Peru, nga një grup indigjen

0

70 turistë britanikë dhe amerikanë në mesin e tyre të rritur dhe fëmijë  po mbahen peng në një varkë, në një prej lumejve të Perusë, në pyllin e Amazonës nga një grup indigjenësh.

Turistët po udhëtonin me një varkë në Cuninico në pyllin tropikal peruan, ku një grup indigjen i mbajti peng. Ata ishin pjesë e një grupi prej 70 udhëtarësh, nga Franca , Spanja , SHBA dhe Zvicra.

Angela Ramirez, e cila është një nga të mbajturat peng, tha se një fëmijë një muajsh, gra shtatzëna, persona me aftësi të kufizuara dhe të moshuar ishin midis atyre në bord.

Ajo ka shkruar në një postim në Facebook: “Kemi kaluar natën këtu. Tashmë nuk kemi ujë për të pirë, dielli po shkëlqen shumë, ka foshnja që qajnë, më i vogli është vetëm një muajsh, gra shtatzëna, persona me aftësi të kufizuara dhe të moshuar janë në bord.Tani nuk kemi energji elektrike për të karikuar telefonat tanë, as ujë për t’u larë. Më ndihmoni ju lutem.”

Një drejtues grupi tha se grupi indigjen donin që ‘të tërhiqnin vëmendjen e qeverisë me këtë veprim’, pasi nuk morën ndihmën e mjaftueshme shtetërore nga një derdhje nafte në shtator.

Watson Trujillo, i cili drejton komunitetin Cuninico, tha se ‘masat drastike’ duhet të bëjnë presion mbi qeverinë për të dërguar një delegacion për të vlerësuar dëmin nga derdhja e 2,500 tonë naftë bruto në lumin Cuninico.

Trujillo tha se do të kthehej në varkë të premten për të vlerësuar mundësinë e lirimit të turistëve.

Qeveria dhe policia nuk e komentuan incidentin, i cili ndodhi në një degë të lumit Maranon.

Komunitetet indigjene kishin bllokuar  tranzitin e të gjitha anijeve në lumë në shenjë proteste kundër derdhjes, e cila u shkaktua nga një çarje në tubacionin e naftës Norperuano. Sipas Petroperu, derdhja ishte rezultat i një prerjeje të qëllimshme prej 21 centimetrash të tubacionit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu