7 unazat e fejesave të yjeve ndërkombëtarë që i befasuan të gjithë

0

Personazhet e njohur të ‘showbiz-it’ të huaj kanë ditur gjithmonë si ta ‘vjedhin’ vëmendjen e ndjekësve të tyre. Të shumta kanë qenë rastet kur ata kanë bërë publike lidhjet e tyre ë dashurisë, e fill pas këtij momenti ka ardhur koha për t’u celebruar.

Ajo çfarë ka rënë në sy gjithmonë ka qenë unaza me të cilën partnerët e yjeve të huaj kanë zgjedhur t’i surprizojnë në momentin e propozimit. Më poshtë ju sjellim një listë të unazave më të kushtueshme që mund te keni parë deri më tani sipas ‘Cosmopolitan’:

1-Hailey Bieber dhe Justin Bieber u fejuan në verën e vitit 2018. Diamanti në formë ovali i krijuar posaçërisht për modelen në vetëm disa javë, u vlerësua me shumën prej 500.000 dollarësh.

2-Alex Rodriguez i propozoi Jennifer Lopez gjatë pushimeve të tyre në ishujt e Bahamas me një unazë diamanti 15 karat prej smeraldi.

3-Muaji shkurt i vitit 2019 bëri që Katy Perry të merrte propozimin e martesës nga partneri i saj, Orlando Bloom. Ai i dhuroi këngëtares një unazë me gurë rubini dhe diamante rreth tij, të cilët formonin formën e lules.

4-Jose Pepe Baston i propozoi partneres së tij, Eva Longoria-s në dhjetor të vitit 2015 me një unzë të përbërë nga gurë rubin dhe diamantë, e cila i befasoi të gjithë.

5-Victoria Beckham ka mbajtur të njëjtën unazë për 14 vite rresht, pasi mori propozimin nga David Beckham i cili u kujdes t’i dhuronte një unazë me diamant dhe ngjyrë ari.

6- Adam Shulman i propozoi aktores Anne Hathaway me një diamant të zgjatur të gurit të smeraldit i cili ndriçonte totalisht.

7-Lady Gaga konfirmoi fejesën e saj me Christan Carino në muajin tetor të vitit 2018. Unaza që ai i dhuroi këngëtares u vlerësua me çmimin 400.000 dollarë dhe kishte formën e një luleje me gurë që shkëlqenin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu