7-muajshe shtatzënë, bashkëshortja e “Ezelit” fotografohet me barkun e rrumbullakosur

0

Aktori i njohur turk, Kenan Imirzalioglu, ose siç e njohim ndryshe si “Ezel”, së shpejti do të bëhet baba. Bashkëshortja e tij Sinem Kobal është në muajin e shtatë të pritjes së ëmbël, mirëpo gjatë kësaj kohe ajo ka preferuar të qëndrojë larg syrit të publikut.

Së fundmi çifti u fotografua për herë të parë në publik pas 7 muajve dhe menjëherë u komentua barku i rrumbullakosur i bashkëshortes së aktorit e cila ishtë përpjekur ta fshihte e veshur me një fustan të gjerë. Çifti shfaqeshin të kapur për dore dhe kishin zbatuar rregullat anti-covid duke vendosur maska. “Fatmirësisht çdo gjë po shkon mirë. Edhe dy muaj kanë mbetur. Zoti na ruajtë nga syri i keq”-u shpreh Kenan. “Shtatzënia ia ka shtuar bukurinë”-tha aktori për bashkëshorten e tij./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu