7 fazat e lajmit “bombë”

0
Shkruan Lutfi Dervishi
1. Eksperti/analisti bazuar në burimet e tij “ekskluzive” lëshon në banakun e mbrëmjes një “bombë”.
2. “Bomba” bëhet lajm dhe përhapet si zjarri në kashtë.
3. I njëjti ekspert komenton lajmin dhe bën thirrje për hetim të shpejtë dhe të thelluar.
4. Nisin “hetimet” dhe shtohen spekullimet.
5. Kolegët e ekspertit/analistit i bashkohen debatit për “bombën”. Njerëzit në rrjete sociale komentojnë “bombën”.
6. Analisti/eksperti që lëshoi bombën bëhet i pari që zbulon se “bomba” me të cilin po merren televizionet është gënjeshtër!
7. Lajmi për zbulimin e gënjeshtrës bëhet kryelajm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu