Dhjami i barkut është pjesa më e vështirë për t’u hequr kur ju jeni në dietë apo në stërvitje. Megjithatë ka disa ushqime që janë shumë të shijshme, të cilat do t’ju ndihmojnë për të larguar dhjamin e tepërt. Ja cilat janë disa prej tyre sipas ‘CBS News’:
1-Avokado.
Gjysma e avokados përmban afërsisht 10 gram yndyrna të shëndetshme, të cilat e ndalojnë trupin tuaj të rezervojë dhjamë në këtë pjesë të trupit.
2-Banane.
Ato përmbajnë 422 miligram kalium, një mineral i cili limiton sasinë e sodiumit që fryn barkun.
3-Kosi.
Një gotë kos ndihmon në shtimin e baktereve të rëndësishme në trupin tuaj, të cilët luftojnë bakteret e tjera që shkaktojnë fryrjen.
4-Frutat e pyllit.
Përmbajnë antioksidantë të cilët ndihmojnë në qarkullimin e gjakut, duke sjellë më shumë oksigjen tek muskujt. Një gotë kos me fruta pylli, përpara regjimit tuaj të stërvitjes, do t’i ndihmonte muskujt tuaj.
5-Çaji jeshil.
Tre gota çaj në ditë shtojnë metabolizmin tuaj dhe djegin 30 kalori.
6-Qitro.
Vitamina C që ndodhet në qitro ndihmon që trupi juaj të djegë 30 % më shumë yndyrë gjatë stërvitjes suaj./revistawho.com