30 Qershori ishte një lojë, një kurthë… Rama ra në të: Dosja në duart e Glover, votimet të parregullta!

0

Opozita i dorëzon ambasadores së OSBE/ODHIR Audrey Glover, një dosje me shkeljet e votimeve të 30 qershorit.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me ambasadoren e OSBE/ODHIR, Audrey Glover. Burime zyrtare nga LSI thanë se Kryemadhi “do paraqesë një dosje të plotë ambasadores Glover, me të gjithë shkeljet e Kushtetutës dhe ligjit zgjedhor për votimet moniste të mbajtura nga qeveria  më 30 qershor”.

Një ditë më parë, Glover u takua edhe me kryedemokratin Lulzim Basha. Pas takimit, PD bëri me dije se Partitë e koalicionit opozitar i kërkuan Komisionit Qendror të Zgjedhjeve t’u vërë në dispozicion materialet zgjedhore të 30 Qershorit. Opozita e bashkuar synon që, “përmes këtyre materialeve, me të drejtën që i garanton ligji, të dëshmojë para opinionit publik manipulimet e mëdha të kryera më 30 Qershor”.

Në një deklaratë nga selia blu këtë të mërkurë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi deklaroi se për ODHIR, votimet e 30 qershorit janë antiligjore“Me pohimin se ‘Gjykata Kushtetuese është i vetmi institucion që mund të bëjë vlerësimin e kushtetueshmërisë së Dekretit të Presidentit’, Misioni i ODIHR-it, i ka vënë 30 Qershorit, de fakto, vulën e paligjshmërisë”, tha Bardhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu