Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, pas mbledhjes së sotme deklaroi se në 18 dhjetor do të zhvillohen intervistat për kreun e prokurorisë së posaçme antikorrupsion, SPAK.
“Ne kemi një rregulore për vlerësimin e tyre. Do i dëgjojmë në 18 dhjetor, në seancat dëgjimore që do të jenë publike. Metodolgjia rrjedh nga rregullorja jonë, e cila parashikon rreth 7 kritere për kandidatët për aftësitë organizative dhe të hetimit”, u shpreh Ibrahimi.
Ai bëri me dije se janë tre kandidatët që do të shpalosin platformar para KLP, se si mendojnë që ta drejtojnë SPAK dhe më pas do të votohet dhe zgjidhet kreu i ri i SPAK.
Ai bëri me dije se SPAK do të ketë më shumë se dhjetë prokurorë, por se tetë të parët do të nisin punën në 19 dhjetor.
Ibrahimi sqaroi se në datën 20 dhjetor nuk do të ketë më as gjykatë dhe as prokurori të Krimeve të Rënda.