3-0 me Çekinë, Silvinjo me “këmbë në tokë”: Kemi dhe dy finale, por …

0

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, thotë se me Çekinë, ekipi shqiptar ka bërë një hap të rëndësishëm, por nuk ka mbaruar akoma asgjë pasi shton se janë dhe 2 ndeshje të tjera.

“Kemi bërë një hap shumë të rëndësishëm, por nuk ka mbaruar asgjë. Ndeshja e rëndësishme, fitorja e rëndësishme. Garë perfekte, por nuk ka mbaruar dhe vendoset gjithçka në Nëntor.”

Trajneri Sylvinho ka falenderuar së pari tifozët e shumtë në numër që mbështetën Kombëtaren Shqiptare.

“Së pari falenderoj tifozët, ishin shumë e shumë shqiptarë që na mbështetën. Gara ishte shumë e vështirë, fizike, por mendoj se ne kemi bërë një ndeshje të shkëlqyer.”

Pavarësisht fitores me 3 gola avantazh, trajneri Sylvinho thotë se Çekia është një skuadër e fortë dhe nëse ata nuk do të penalizoheshin me karton të kuq, do të ishte shumë e vështirë fitorja kundrejt tyre.

Pyetje: A keni menduar që do të fitoni kështu si sot?

Sylvinho: Ne punojmë për të fituar, por ata janë skuadër e fortë pavarësisht rezultatit të golave. Ashtu siç ndodhi në Pragë 11 me 11, do të ishte shumë e vështirë.

Kurajon për të vazhduar përpara, trajnerit Sylvinho ja jep grupi për të cilin thotë se po bëhet më i fortë.

“Ky është një grup që bëhet i fortë çdo ditë e më shumë. Si një ish-futbollist e di shumë mirë marrëdhënien me lojtarin. Të gjithë lojtarët që vijnë tek ne i besoj. Ishte shumë e bukur të shikoje shprtin e garës dhe të shikoje lojtarët të vrapojnë pas topit. Ishte shumë e bukur.”

Teksa thotë se ekipi shqiptar ka akoma shumë rrugë për të bërë, trajneri Sylvinho shprehet se janë duke ndërtuar diçka shumë të rëndësishme.

“Mendoj se jemi duke ndërtuar diçka shumë të rëndësishme, mungon akoma shumë rrugë, por deri tani kemi bërë shumë mirë. Jam i kënaqur me publikun, njerëzit dhe me të gjithë që punojmë këtu.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu