29 vjeçari dibran nuk zbaton urdhërin e Qeverisë për të qëndruar brënda mureve të shtëpisë, gjobitet 700 000 lekë!

0

Një person i cili theu rregullin e vetëkarantinimit pas kthimit nga Italia është gjobitur me 700 mijë lekë të vjetra.

Bëhet fjalë për një djalë 29-vjeçar nga Dibra.

I riu më 3 mars është kthyer nga Italia dhe është njoftuar nga specialisti i policisë së zonës për vetëkarantinim 14-ditor, për shkak se vinte nga një zonë e prekur nga virusi COVID-19, gjë të cilën nuk e ka respektuar.

Gjatë kontrolleve që ka bërë, policia ka konstatuar se 29-vjeçari ka frekuentuar ambiente të jashtme në fshatin e tij.

Në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19”, Policia e ka ndëshkuar këtë shtetas, me masën administrative në vlerën 700.000 lekë.

Policia apelon edhe njëherë për të gjithë ata shtetas që janë njoftuar për vetëkarantinim që të zbatojnë me rigorozitet këtë detyrim në të mirë të shëndetit të tyre dhe njerëzve të tjerë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu