Humbja me penallti kundër Argjentinës ende i shqetëson francezët. Pesë ditë më pas ende nuk janë zbutur polemikat për arbitrimin e finales ndaj amerikano-jugorëve.Ka shumë pakënaqësi për arbitrimin e polakut Szymon Marciniak, edhe pse menjëherë pas finales së Botërorit të Katarit nuk pati shumë zëra kundër.
Në këtë formë, në Francë kanë nisur një peticion për të riluajtur finalen, teksa deri më tani janë mbledhur plot 200.000 firma. Pretendimi i tyre bazohet në 2 raste, mjaft specifike.
Episodi i parë ka të bëjë me penalltinë e fituar nga Di Maria pas kontaktit me Ousmane Dembele. Rasti i dytë, kontakt në zonë Thuram-Romero, por Marcinik-ut nuk i nevojitet as sistemi VAR për të vendosur për simulim të sulmuesit të Gjelave.