“15 mijë litra gjak artifical dhe 12 mijë paruke janë përdorur për aktorët”, këto janë faktet më interesante nga “Game of Thrones”

0

“Game of Thrones” është një ndër serialet më të ndjekur në mbarë botën që ka thyer edhe rekorde përsa i përket shikueshmërisë. Ky serial ka 9 vite që transmetohet dhe ka sjellë një revolucion në kinemtaografi dhe televizion. Përgjatë këtyre viteve ka pasur ndryshime të shumta për ta bërë “Game of Thrones” sa më interesant dhe për të mbajtur publikun mbërthyer pas ekranit.

Sezoni i tetë dhe i fundit po afron dhe të gjithë fansat e serialit po presin me padurim të zbulojnë se çfarë surprize kanë rezervuar këtë herë producentët e serialit. Duke qenë se “Game of Thrones” ka rrëmbyer vëmendjen botërore më poshtë do të gjeni faktet më interesante që lidhen me të përsa i përket shikueshmërisë apo prapaskenave të tij.
– Përgjatë seoznit të parë ka pasur 9.2 milionë shikues. Ndërsa për 7 sezonet në total ka pasur 32.8 milionë shikues.
– Për të realizuar në perfeksion skenat janë përdorur rreth 15 mijë litra gjak artificial.
– Është përdorur 1.5 ton metal për të krijuar armët e serialit.
– Producentët kanë përdorur gati 21 mijë qirinj gjatë serialit.
– Për aktorët e “Game of Thrones” janë krijuar 12 mijë paruke.
– Seriali është nominuar 132 herë dhe ka fituar 47 çmime “Emmy”. /revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu