110 vjetori i Pavarësisë, kulla më e lartë në botë ‘vishet’ kuq e zi

0

Ndërtesa më e lartë në botë mbrëmjen e sotme është ‘veshur’ kuq e zi.

Burj Khalifa në Dubai është ndriçuar me ngjyrat e flamurit shqiptar në nder të 28 nëntorit, që sot shënon 110-vjetorin e Pavarësisë së shtetit shqiptar.

“Burj Khalifa ndriçohet me flamurin shqiptar në festimin e festës së tyre kombëtare. Ne i dëshirojmë prosperitet dhe rritje” thuhet në faqen zyrtare të ndërtesës në Instagram.

E ndërtuar në 2010, Burj Khalifa herë pas here ndryshon pamjen e jashtme për të përcjellë mesazhe të rëndësishme, si ky sonte për Shqipërinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu