11 kandidatë për dy vende vakante në Gjykata e Lartë, Emrat

0
Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën miratoi fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Lartë, për kandidatët nga radhët e gjyqtarëve që kanë aplikuar për pozicionet e lira. Për dy vendet vakante të hapura nga KLGj për Gjykatën e Lartë kanë shprehur interes 11 kandidatë.

Në listën e publikuar nga KLGJ-ja mes gjyqtarëve që kanë shprehur interes është edhe kandidatura e Alma Hicka, e cila ka mbajtur poyicionin e Avokates së Shtetit.

Gjithashtu në garë janë edhe Dhimitër Lara, Saida Dollani e Albana Boksi, që janë pjesë e Gjykatës së Posaçme të Apelit dhe të tre kanë kaluar procesin e vetingut. Kandidaturën për në Gjykatën e Lartë e ka shpallur dhe gjyqtari Klodian Kurushi, i cili është gjyqtar në Gjykatën e Posaçme.

Manjola Xhaxho është një tjetër gjyqtare kandidate që e ka kaluar vetingun dhe ushtron detyrën në Gjykatën e Tiranës.

Gjyqtarët Margarita Buhali dhe Sokol Ngresi, dy kandidatë që vijnë nga Apeli i Vlorës, ndërsa Sokol Ibi dhe Gentian Medja vijnë nga gjykatat administrative.

Kandidatët dhe relatorët

Për kandidaten znj. Albana Boksi – relator z. Alban Toro
Për kandidaten znj. Alma Hicka – relator z. Alban Toro
Për kandidatin z. Gentian Medja – relator z. Ilir Toska
Për kandidatin z. Dhimitër Lara – relator znj. Marçela Shehu
Për kandidatin z. Klodian Kurushi – relator znj. Marçela Shehu
Për kandidaten znj. Klodiana Veizi – relator z. Alban Toro
Për kandidaten znj. Margarita Buhali – relator znj. Marçela Shehu
Për kandidaten znj. Manjola Xhaxho – relator z. Ilir Toska
Për kandidaten znj. Saida Dollani – relator z. Alban Toro
Për kandidatin z. Sokol Ngresi – relator z. Ilir Toska
Për kandidatin z. Sokol Ibi – relator znj. Marçela Shehu

Mbledhja e KLGJ vijoi me fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me Vendimin nr.88, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Pas kësaj vendimmarrje, Këshilli përmes shortit, caktoi relatorët për secilin kandidat.

Më konkretisht:

Për kandidaten znj. Daniela Shirka – relator z. Alban Toro
Për kandidaten znj. Ilirjana Olldashi – relator znj. Marçela Shehu
Për kandidaten znj. Miliana Muça – relator z. Ilir Toska

Si pikë e fundit e rendit të ditës, Këshilli miratoi fillimin e procedurës së verifikimit të kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me Vendimin nr.93, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Pas kësaj vendimmarrje, Këshilli përmes shortit, caktoi z. Ilir Toska, për kandidatin z. Erjon Çela.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu