Shkruan Xhelal Mziu
1️⃣ Pa minimum jetik, qindra mijëra familje mbetën nën kufirin e varfërisë, ndërsa pabarazia sociale u thellua më tej, të vetmit në Europë.
2️⃣ Pensione të pjesshme dhe të pamjaftueshme, që nuk garantuan as mbijetesën minimale dinjitoze.
3️⃣ Çmime të larta dhe inflacion i pakontrolluar, pa masa reale mbrojtëse për shtresat më të ekspozuara.
4️⃣ Rritje pagash në letër, rënie e fuqisë reale blerëse. Pagat më të ulëta në Rajon e Europë.
5️⃣ Buxhet pa ndjeshmëri sociale, larg halleve të qytetarëve, pranë interesave klienteliste.
6️⃣ Pasiguri ekonomike dhe mungesë besimi, që paralizuan investimet dhe konsumatorët.
7️⃣ Presion fiskal në rritje mbi biznesin e vogël, të mesëm dhe të madh. Më shumë taksa, por jo më shumë shërbime apo investime publike.
8️⃣ Informalitet i lartë dhe konkurrencë e pandershme, i pandershmi u favorizua, i ndershmi u ndëshkua.
9️⃣ Prodhimi vendas i braktisur: bujqësi pa mbështetje reale, subvencione minimale, industri të goditura dhe falimentime.
🔟 Emigracion ekonomik i pandalur, rinia vazhdoi të largohej, duke përshpejtuar shkretimin social dhe ekonomik të vendit.
1️⃣1️⃣ Skandale me tendera dhe koncesione, dështim moral i qeverisjes përballë varfërisë dhe pabarazisë.
❌️ 2025 u mbyll me familje më të varfra, biznese më të lodhura dhe një shtet që zgjodhi propagandën në vend të zgjidhjeve.
Qytetarët meritojnë dinjitet, jo justifikime!








