Rubrika e kryedemokratit Lulzim Basha në Instagram ka prekur sot temën e të rinjëve që duan të largohen nga Shqipëria. “100 dështimete Ramës në 8 vite”, këtë herë bëri pyetjen “Cila është përqindja e të rinjve që duan të largohen nga Shqipëria?”
Në storin e dytë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është përgjigjur duke nxjerrë shifrën 70%.
Kreu i PD e ka dhënë këtë përgjigje duke iu referuar GALLUP. “Kjo është norma më e lartë në botë, me diferencë të theksuar nga të gjithë vendet e tjera, përfshirë ato në konflikte të armatosura”, shkruan ai në fund të postimit.