10 të vdekur në Kanada/ Sulmohet fisi indigjen

0

Një masakër  e madhe, thuajse e paprecedentë, u regjistrua në Kanada.

Janë 10 personat e vdekur, dhe 15 të tjerë ndodhen në spital nga një sulm për të cilin akuzohen dy të rinj rreth 30-ave. Ngjarja ka ndodhur në qytezat e Weldon dhe Saskatoon, në provincën e Saskatchewan, pjesë e komuniteteve indigjene që në atë vend kanë një lloj autonomie nga pushteti qendror kanadez.

Nuk dihen ende arsyet e sulmit vrastar, i cili është kryer vetëm me mjete prerëse dhe jo armë zjarri. Dy të akuzuarit Damien Sanderson dhe Myles Sanderson kanë një lidhje ende të panjohur mes tyre, nga momenti që ky mbiemër është shumë i përhapur në fiset e indigjenëve të Amerikës.

Kryeministri kanadez Justn Trudeau eshte shprehur zemërthyer nga sulmi, duke kërkuar që autorët, ende në kërkim, të kapen sa më shpejt.

Banorëve të zonës ku ndodhi sulmi u është komunikuar të qëndrojnë në zona të sigurta, deri në momentin që të kapen e arrestohe autorët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu